Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohen gjatë natës 3 makina në Lushnje, merr flakë dhe magazina

Tre makina janë djegur gjatë natës në Lushnje, të cilat kanë qenë pranë njëra tjetrës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Djegia e makinave ka qenë e plotë, ndërkohë që si pasojë e flakëve është djegur dhe një pjesë magazine.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 03:15, në lagjen “Çlirimi” Lushnje, në parkimin e jashtëm të një qëndre tregëtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/faxweb