Ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale P. Xh, punonjës policie. Sipas burimeve konfidenciale për Faxweb.al  dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të biznesve pranë policia ka parë një person të maskuar me kapuç.

Fakt ky që zgjon dyshimet se mund të ketë qënë zjarrëvënie e qëllimshme por akoma nuk është bërë identifikimi i autorit. Policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re