Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet një banesë nga zjarri në Elbasan, policia dhe zjarrfikëset me urgjencë drejt vendngjarjes

FOTO ILUSTRUESE

Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Lleshan, Elbasan,  në banesën e shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

/faxweb