Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i numërimit dhe janë shpallur kandidatët fitues për kryetar dege në Kukës dhe Kelcyrë.

Admir Sinamati do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në Kukës. Sinamati u zgjodh me 669 vota, ndërsa rivali i dorëhequr Irel Elezi mori vetëm 58. Vota të pa vlefshme ishin 5, të dëmtuara 1. Pjesëmarrës 732 anëtarë.

“Procesi i votimit u mbyll normalisht, nga ky votim nuk ka votuar vetëm Sinamati por e gjithë PD, procesi i votimit shkoi mbarë dhe qetësisht. Vota si themeli i demokracisë përcaktoi këtë rezultat, ndihem i vlerësuar sepse do të jem drejtues i PD në degën Kukës si9 dega me rezultate gjithmonë fituese dhe e ndjej për detyrim që të jem kokulur përballë gjithë kësaj mbështetje të anëtarësisë së PD-së. Falenderoj kryesinë dhe grupin ne rithemelimit të degës Kukës të cilët me një punë kolosale për të ribashkuar PD-në në Kukës për të mirë të së vërtetës. Unë do të bëj të pamundurën që dega e PD do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët demokratë dhe do të jem përfaqësues i votës së elektoratit të djathtë në Kukës”, tha Sinamati.

Gjithashtu numërimi i votave është mbyllur edhe në Kelcyrë: Fitues u shpall Arjan Kasaj me 177 vota, kurse kandidati tjetër Arjani Kleanthi Gjika mori vetëm 15 vota. Nga 570 anëtare kane votuar 193 prej tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re