Njoftimi i policisë:

Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re