Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një apartanent në katin e 5 të një pallati në lagjen “30 vjetori” të qytetit të Beratit.

Një nga banorët sapo ka parë flakët ka lajmëruar repartin e zjarrfikses të cilët fatmirësisht ndodheshin shumë pranë lagjes .Menjëherë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 70 vjeçarit Behar Gavelli dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

I moshuari ka qënë duke gatuar ndërsa ka ndjerë se diçka nuk po funksiononte me bombulën e gazit. Teksa ka qënë duke marrë një vegël për ta shtrënguar kjo e fundit ka shpërthyer.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkrumbuar guzhina dhe një pjesë   e apartamentit .I moshuari Behar Gavelli është nxjerrë nga babnesa i asfiksuar por jasht rrezikut për jetën.Në vendngarje ispektorët e hetimit po punojn për shkaqet e këtij zjarri.

     

(E.H/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re