Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po lëvizte në rrugën Jordan Misja në kryeqytet. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike dhe si pasojë e flakëve ka vetëm dëme material. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re