Skip to content

LAJM I FUNDIT: Shqipëria në karantinë, mbyllen të gjitha pikat kufitare

Kryeministri Rama bën me dije se nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë!

“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë!

Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave

Frikë aspak, kujdes po!”– shkruan Rama. (TemA)