Është shtyrë seanca e parë ne Apelin e Posaçëm për Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të Arbër Çekjat dhe Donaldo Lushajt.
I vetmi që ishte paraqitur është avokati i Armando Pezakut. Për shkak të mungesës së tyre, gjykata ka vendosur që të gjobisë me 50 mijë lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahajn.
Gjykata do të njoftojë për këtë mungesë edhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
/faxweb
