Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Simsek me një këmbë në Turqi, edhe Gjykata Administrative ia rrëzon padinë, hapi i fundit që i ka mbetur

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetes të lëvizjes Gylen.

Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

PËr momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë si miku i tij Harun Celik.

/faxweb