Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kthyer përgjigjie ndaj kërkesës së bërë nga presidenti Ilir Meta për verifikimin e emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama në përbërje të Këshillit të Ministrave.
Ditën e sotme, kreu i SPAK, Arben Kraja lajmëroi se ishin marrë masa për të zbatuar kërkesën e presidentit Ilir Meta lidhur me hetimin dhe verifikimin e emrave të propozuara në postet ministrore. Sipas tij, nëpër të gjithë rrethet hetuesit janë vënë në veprim për të bërë verifikimet e nevojshme për të parë nëse emrat e propozuar kanë probleme me drejtësinë apo janë persona me precedentë kriminalë.
Përgjigjia e ardhur nga SPAK, deklaron se asnjë nga emrat e propozuar si ministra të qeverisë “Rama 3” nuk ka precedentë kriminalë si rezultat i hetimeve nga prokuroritë e rretheve që janë nën juridiksionin e SPAK. Thënë kështu nuk ekzistojnë më pengesa të tjera për dekretimin e ministrave, veprim për të cilin presidenti Meta ka afat kohor deri në 7 ditë.
SPAK nis hetimet për verifikimin e listës së emrave të propozuar në Këshillin e Ministrave pas kërkesës së bërë nga Meta
(B.V/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
