Skip to content

LAJM I FUNDIT/ SPAK kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”

SPAK struktura e posacme antikorrupsion

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”, në pronësi të biznesmenit me inicialet K.A.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kontrollet u kryen me urdhër prokurores se Posaçme, Dorina Bejko.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet konkrete apo objektin e hetimit.