Pas ankesave të shumta për ezaurimin e kapaciteteve në spitalet Covid, qeveria duket se po bën lëvizjen e radhës. Burime bëjnë me dije se javën e ardhshme pritet të hapet Covid 4, por ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se do të ketë gjithsej 100 shtretër.

Vendimi vjen ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet nga dita në ditë, ndërsa shtretërit në spitalet përkatëse vijojnë të mbushen.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë rezultuar pozitivë 737 persona ndërsa 13 persona humbën jetën.

/faxweb

loading...