Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun

Partia Socialiste do të dërgojë në SPAK kryetaren e Komisinit Hetimor Parlamentar Jorida Tabaku, pasi sipas tyre ka tentuar që të ushtrojë ndikim te kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Me kërkesë të saj, Tabaku kërkoi sot takim me Krajën, dhe e realizoi në mëngjes, që sipas socialistëve është në shkelje të ligjit.

Felaj: Maxhoranca do të kallëzoj në SPAK deputeten Jorida Tabaku, për vepra penale, e para për ushtrim të paligjshëm të ndikimit te funksionarët publikë, dhe e dyta për shpërdorim detyre. Tabaku është takuar me organet e drejtesisë, duke mos qenë e mandatuar nga ky Komision.

Tabaku ka kërkuar nga SPAK mbështetje publike për PD, ende pa mbaruar hetimin ku komision. Deklaratat e Tabakut pas takimit në SPAK janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Komisioneve Hetimore. Nuk keni respekt për këtë komision të cilin e keni kërkuar vetë. Keni shkelur në menyrë  flagrante ligjin. I kërkojmë SPAK që të ketë një reagim publik për këtë çështje.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është, a ka mundësi të pushosh? Me qetësi zonja Felaj, ju dëgjova, më lini që të flas. E përmenda faktin që zonja Felaj nuk ishte për një javë… këtu është e pamundur, pusho se do të flas unë. Pusho, pusho se do të marr masa që të të përjashtoj. I kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të përjashtohet zonja Felaj, nëse e përsërit një gjë të tillë.

Zonja Felaj është shembulli më i keq i zonjave që bëjnë politik.

Është e pakonceptueshme sesi një zonjë mund të sillet kështu, të lutem a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho po të them. Mblidh veten, qetësohu dhe pusho. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë, me fuqi të plota për të marrë pjesë në komision.

/faxweb