Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur një komunikim me gazetarët pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për ta rikthyer çështjen e tij për rigjykim. Tahiri tha se kjo është një zvarritje, për të cilën i vjen ndot për detyrat shtetërore që ka mbajtur.

Sipas ish-ministrit Tahiri procesi i tij është i montuar politikisht, por pavarësisht insistimit të gazetarëve, sërish ngurroi të jepte emra konkret.

Saimir Tahiri: Jo nuk e prisja, mendoja se pas 3 vitesh historia do të merrte një drejtim sidoqoftë. Rikthimi në pikën zero në vetvete është padrejtësi. Nëse ka një njeri të dytë në Republikën e Shqipërisë, që zvarritet kështu, mua më vjen ndot nga detyrat që kam mbajtur, më vjen ndot dhe turp realisht. Është totalisht e padrejtë që të zgjatet për më shumë se tre vjet.

Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund drejtësië. Një gjë është e sigurt se beteja fillon nga e para, gjykata nuk ekziston. Nuk kam një vendim në sallë, nga ajo që dëgjuat edhe ju në sallë. Gjykata tha se Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e ligjit për provat. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja nuk është më drejtësi, drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Si t’jua them?

Duhet të shohim, unë si ministër i Brendshëm çdo javë i drejtoja presidentit emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, e bëja publikisht duke i denoncuar, siç kam qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë në politkë. Asnjë lloj kompromisi me çdokënd nuk kam bërë, as nuk do të bëj, i lirë apo jo, me kërkënd. Të njëjtët janë, në veting janë. Nuk kam asnjë opinion për këtë, mua më intereson drejtësia, pa asnjë diskutim kam bërë gabime.

U jap të drejtë atyre që thonë ky s’futet në burg, futet ai që bën ndërtime pa leje, ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj, kurrë nuk kam bërë faj. Meqë prokuria më akuzoi e kam ndjekur këtë process me përgjegjësinë maksimale, duke ikur edhe nga deputetllëku si qytetar, normal. Këmbët e mija më mbajnë edhe pa qenë deputet. Mirë se të viojë kushdo, po e pashë të arsyeshme që të shikoj gjykim të shkurtuar këtij procesi.

Unë zgjodha të vërtetën, kjo është Shqipëria jonë, do kemi kohë që të flasim edhe për politikë, tani dua të flas për punën që kam bërë vetë. I jepni dot ju shpjegim se pse u zvarrit procesi tre vjet?

Pjesë nga pyetje përgjigjet:

Si e konsideroni vëzhgimin e procesit ndaj ndërkombëtarët?

Tahiri: Mirë se të vijnë kushdo. Po e pashë të arsyeshme as më shkon ndërmend ti shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, me gjykim të zakonshëm, prova, dëshmitarë, lista punësh dhe rezultatesh

Edhe ish-vartësit tuaj duhet të vijnë?

Tahiri: Unë po ju them se jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në axhendë, apo një ditë pune si gjithë të tjerat, është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që ta përball sikur duhet, si gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia dhe lëkura ime.

Prokurori i përgjithshëm ka folur me shqetësim për kultivimin e kanabisit…

Tahiri: Unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën./fax

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re