Pas një takimi që ka zgjatur 9 orë mes diplomatëve të huaj dhe katër përfaqësuesve politikë për të gjetur gjuhën e përbashkët për Reformën Zgjedhore, u dhanë sinjale pozitive nga Ambasada Amerikane.

E vendosur në rezidencën e saj, Yuri Kim bashkë me Ambasadorin e BE dhe diplomatin e Britanisë së Madhe mblodhi “kokë më kokë” 4 negociatorët, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin. Kjo mbledhje ishte si një përpjekje tjetër e SHBA-së për të gjetur një konsensus mes palëve për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Jam shoqëruar nga kolegët e mi ambasadorët Soreca dhe Norman. Të tre kaluam nëntë orw me anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por progres është bërë. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët. Të gjithëve iu kërkuar që të japin, në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në një fazë kritike të saj. Bashkimi Evropian gjithashtu ka vendosur një sërë kushtesh për anëtarësim. Mës tyre është reforma zgjedhore. Kështu, qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të mundë të përmbushi të gjitha rekomandimet.

Sikurse e kam thëne, ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo është dëshirë e SHBA-ve dhe e shqiptaëve” – tha Yuri Kim.

Por a kanë rënë dakord palët. Këtë askush nuk e pohoi zyrtarisht, por u tha se ishte bërë shumë përparim dhe se palët kanë treguar konseguencë për të mbyllur Reformën Zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re