Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar para pak çastesh në Ksamil, ku raportohet për një person të plagosur.

Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur apo i personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se personi i plagosur është transportuar për në spitalin e Sarandës ku po i nënshtrohet një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet e ditur, teksa dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Vijon…

/faxweb