Janë emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino.

Vendimi për emërimin e tyre është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për shkak se vendet vakante ishin krijuar nga emërimi i Besa Shahinit si ministre dhe dorëheqja e Taulant Mukës, i cili zëvendësoi Ervin Demon.

Kështu dikasteri i Arsimit bëhet me 4 zëvendësministra, pasi në detyrë përveç dy të emëruarve të sotëm janë dhe Shpati Kolgega dhe Kostandin Shkurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re