Në kuadër të hetimit për tenderat e materialeve mjekësore, SPAK i ka bërë një sërë kërkesash Drejtorisë së Doganave, që lidhen me materialet e zhdoganuara në periudhën e pandemisë, vendet se nga kanë ardhur, si dhe çmimin e sasinë e zhdoganuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të kthejë përgjigje brenda një jave. Ndërkohë SPAK po kryen edhe verifikme në institucione të tjera përfshirë deklarimet në tatime nga subjeket fituese të tenderave si dhe kontrollet e bëra në treg nga institucionet e tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Autoriteti i Konkurencës.