Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tensionohet protesta, 9 efektivë policie përfundojnë në spital

Forcat Speciale dhe policia kanë zmbrapsur me spraj dhe gaz lotsjellës protestuesit para Kryeministrisë. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, teksa qindra protestues kanë tentuar të hapin dyert e Kryeministrisë.

Ata kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë thyer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

Nga protesta raportohet se janë lënduar deri më tani 9 efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital. Efektivët kanë marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë, ndërkohë që nga radhët e protestuesve nuk ka të dëmtuar.

/faxweb