Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në kryeqytet rreth orës 21:15.

Ende nuk dihet magnituda e tërmetit që ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat.

vijon…

 

Perditesim ora 22:00 – IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti i para pak minutave që tronditi Tiranën dhe Durrësin, ishte me magnitudë 4.8 dhe me thellësi 7 km.

Sipas Institutit në fjalë, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 3 km në veri të fshatit Bubq.
“Nënvizoj se po vijojnë përllogaritjet ndaj i referohemi termit “Paraprakisht”, deklarojnë nga IGJEUM.

Sipas raportimeve nga prefekturat, deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa komunikimi po vijon nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re