Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.

Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re