Krujë

Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re