Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Shkodrës ku është mbytur një 24-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Balshaj ndërsa nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.

Policia dhe grupi hetimor janë duke kryer të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë rast ndërsa ngjarja bëjnë me dije burimet, ka ndodhur rreth 2 orë më parë.

Ndërkohë, pasditen e sotme një tjetër ngjarje e rëndë u raportua nga Durrësi, ku është gjetur i pajetë një 30-vjeçar ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë mbytur në det në zonën e “Portoromanos”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re