Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tmerrohen banorët, shpërthen makina në mes të qytetit

 

Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në lagjen Apolonia në Fier. Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, gjë që shkaktoi panik tek banorët e zonës.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se drejtuesi i makinës, e cila ishte benzinë gaz, sapo kishte zbritur kur shpërtheu në flakë. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme tek tre makina të parkuara rresht njëra pas tjetrës.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa po punohet për të zbardhur detajet.(A.M/Faxweb.al)