Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 64 vjeç, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumeta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. Gj., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thuman, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, ka shkaktuar aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët një njërin mjet, shtetasit A. I., B. I., dhe E. I., banues në Kosovë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve;

E. M., 37 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur;

T. B., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar metrin tip “Opel”, në gjëndje të dehur është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re