Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës Ervin Nelaj.

Drejtori i kadastrës u arrestua dy ditë me parë nga policia e Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posacme. SPAK në bashkpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e kadastrës.

Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re