Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit, i cili goditi disa grupe të trafikut të drogërave.

Ky shtetas ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

I kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re