Dështon për të dytën herë seanca paraprake për dosjen e bujshme 184. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë një kërkesë e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtares, pasi sipas tyre ajo është e njëasnshme.
Ndërsa gjatë kësaj seance, përfaqësues të pandehurve kanë kërkuar pushimin e akuzave, pasi sipas tyre nuk ka prova. Në seancën e së premtes pritej që gjykata të vendoset nesë dosja do të kalonte për gjykim, apo do ti kërkohej prokurorisë të kryente veprime të tjera hetimere.
Ndërsa për avokatin Indrit Sefa në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, dosja duhet të trasnsferohet në SPAK për shkak se të pandehurit kanë veprur si grup i strukturuar kriminal.
“PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO që duhet ta vendosë. Prokurori në nëntor 2020 ka bëri edhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale, për disa të pandehur. Të gjithë këta persona në hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj nuk mund të jetë kompetente gjykata e Dibrës”, u shprteh Sefa.
Dosja 184 kaloi të paktën 4 herë nga prokuroria e Dibrës në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë, por në fund SPAK shpalli moskompetnecë dhe hetimet i përfundoi Prokuroria e Dibrës. Sipas hetimeve të pandehur janë marrë 4 persona. Robert Aga që mbante postin e shefit të Komisariatit të Dibrës do të përballet në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me të njëjtën akuzë do të përballet edhe ish-Drejtori i Arsimit Drini Gjeci si dhe Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrativë Tomin. Ndërkohë një tjetër zyrtar i vënë nën akuzë është edhe Hasan Hoti, por për këtë të fundit hetuesit kanë ngritur akuzën e kanosjes në zgjedhje.
Ndërkohë për pjesën tjetër të personave nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes. Prokuroria ka konstatuar se ata kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.
/faxweb
