Ccajup Tefa dhe Ilia Margo janë arrestua ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës pasi u shpallën në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjirokastër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve I. M., 60 vjeç, banues në Gjirokastër dhe Ç. T., 50 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka dënuar(secilin) me nga 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet në ngarkim të shtetasve I. M. dhe Ç. T. i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re