Berat/Informacion sqarues
Lidhur me një lajm që është publikuar në media, ku pretendohet se shtetasi me inicialet A. H., 32 vjeç, banues në Poliçan, është dëmtuar nga një masiv gurësh gjatë punës në Malin e Tomorit, ju informojmë se:
Shtetasi A. H. është paraqitur në spitalin rajonal Poliçan, me dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e krahut. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë verifikimet, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor dhe bazuar në deklarimet e familjarëve ka rezultuar se shtetasi A. H. është rrëzuar nga pema e ullirit në fshatin Zgërbonj, gjatë kohës që ka qenë duke bërë krasitje.
Për këtë rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtetasi i A. H. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re