Ish-shefi i sektorit të narkotikëve në Drejtorine e Elbasanit, Sokol Navaku është kërcënuar me jetë.

Navaku, i cili 10 ditë më parë është transferuar si shef krimesh ne komisariatin e Gramshit, ka marrë mesazhe kërcënuese në numrin e punës.

Sokol Novaku me pare ka qene shef i komisariatit nr 2 ne Tirane dhe shef Krimesh ne Komisariatin e Policise Kavaje.

Ne drejtorine e Policise Elbasan Novaku u emerua shef i sektorit te narkotikeve ku qendroje per 4 muaj ne kete detyre dhe rreth 10 dite me pare u transferua shef krimesh ne komisariatin e policise Gramsh.

Novaku ka depozituar dy dite me pare ne Prokurorine e Rrethit Elbasan kallezim per kercenimin e marre. Ne lidhje me kercenimet e marra nepermjet nje sms ne drejtorine vendore te policise elbasan ne bashkepunim te ngushte me prokurorine e rrethit eshte ngritur nje grup i posaçem hetimore./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re