Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. Gj., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Eljon Malushi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 11.11.2020, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re