Pasi kanë pritur për rreth 90 minuta në rezidencën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara që të mbërrinin edhe Petrit vasili e Oerd Bylykbashi, dy anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë larguar prej aty, ndërsa dy përfaqësuesit e opozitës nuk kanë mbërritur që prej largimit të tyre rreth orës 19:00.

Nuk dihet pse nuk kanë mbërritur në takim Vasili me Bylykbashin, por tani sapo ka dalë në një deklaratë për mediat ambasadorja Yuri Kim bashkë me ambasadorin e BE dhe atë të Britanisë së Madhe.

kim deklraoir se është arritur diçka e xila mund të prodhojë një marrëveshje shumë të mirë, ndërsa çdo partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë duke pohuiar se tashmë ka ardhur koha për opozitën.

“Kemi pasur nje dite te gjate. U takuam dhe beme progres te jashtezakonshem. Cdo partie i kerkohet qe te jape qe Shqiperia te fitoje. Cdo pale dha dhe cdo pale fitoi. Populli shqiptar mund te fitoje akoma me shume, cdo pale dha, por dua ti jap merita partise ne pushtet, ne kemi ate qe mund te jete nje marreveshje shume e mire. Eshte nje marreveshje qe do ta vendosi Shqiperine drejt BE permban masa qe jane adresuar nga odhir, permban disa hapa domethenese qe nuk jane rekomanduar nga odhir. Ka ardhur koha per opoziten, qe te balancojne te gjithe faktoret dhe te thone per popullin shqiptar. Topi eshte ne fushen e tij, e ardhmja eshte ne doren e tij”, tha Kim ndër të tjera

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re