Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me 27-vjeçarin që ndërroi jetë në spitalin Infektiv, duke thënë se vdèkja e tij nuk ka ardhur si pasojë e Covid 19, pasi i riu ishte asimptomatik. MSH deklaron se i riu vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut, talasemia, dhe kjo i ka marrë edhe jetën.
Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik nga COVID19
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.
/faxweb
