Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje përballë ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Veliaj e kishte paditur dhe deputeten e PD për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjykata e ka gjobitur Tabakun me 500 mijë lekë të reja, që sipas Veliajt, do të përdoren për fondin e kopshteve dhe çerdheve.
Më herët Veliaj kishte fituar një gjyq të ngjashëm dhe me deputeten Albana Vokshi.
