Viti i ri akademik 2020-2021 do të nisë më 2 Nëntor. Urdhrin e ka firmosur ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ditën e sotme.

Në urdhrin e saj, ministrja i kërkon të gjitha institucioneve publike të arsimit të lartë që të dërgojnë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky do të jetë viti i parë akademik në kushte pandemie ndërsa pritet për tu parë se çfarë masash do të ndërmerren në auditore për të vijuar procesin mësimor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re