Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Vetëm 4 minuta pasi u ngrit nga pista, avioni me 50 pasagjerë bie në mes të detit

avioni

Një avion pasagjerësh Boeing 737 që mbante 50 persona është zhdukur në det, pasi ra nga 10 mijë metra lartësi menjëherë pas ngritjes në Xhakarta, pretendojnë raportet e para të mediave ndërkombërtare.

Aeroplani Sriwijaya Air u ngrit nga kryeqyteti indonezian të shtunën dhe po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore kur humbi kontaktin me dhomën e kontrollit, sipas raporteve të mediave lokale.

Aeroplani – që besohet të jetë një Boeing B737-500 – mësohet se ka rënë nga 10 mijë metra në më pak se 60 sekonda vetëm katër minuta pasi u ngrit.

Kompania ajrore indoneziane Sriwijaya Air është ende duke marrë më shumë informacion para se të lëshojë një deklaratë. Vijon…

/faxweb