Njoftimi i policisë Pogradec:

Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re