Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Lezhës është grabitur një furrë buke.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se grabitësi ka arritur të marrë xhiron ditore, por që nuk dihet ende shifra e saktë e parave të marra.
Mësohet se grabitësi ka hyrë fillimisht si klient dhe në momentin që nuk ka parë njeri në banak, ka arritur të hyjë dhe të marrë lekët që gjendeshin te kasa.
Grupi hetimor dhe policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, pjesëmarrës në këtë vjedhje.
…
/faxweb