Një market është vjedhur me dhunë në qytetin e Pogradecit gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve konfirmohet që grabitësi ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lek të vjetra.
Nga pamjet e siguruara shihet një shtetas i cili ka thyer me gur derën e marketit dhe ka marrë lekët.
Bëhet me dije se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia.
/faxweb