Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar.

Rama tha se qeveria do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.

“Jemi këtu me ju për të ndarë se cila do të jetë vija e sjelljes në këtë moment dramatik, ku është e domosdoshme që të kemi një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Ju e dini që nuk hyj te ata njerëz që besojmë se jetojmë në një kohë normale. 

Tani është momenti për të harruar fitimin, dhe për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide shumë të madhe, që nuk e kemi zgjedhur ne, por na ka zgjedhur.

Janë disa produkte bazë të shportës që kanë kërcyer në çmim, jo pa arsye, ku ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar  me një ulje çmimi për to, e di që është problem sigurimi i sasive të nevojshme, bazuar në shifrat e konsumit, vend për të ndërhyrë ka në këtë moment”, tha Rama.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re