Është hedhur në ambientet e presidencës shorti për anëtarët e rinj të KED, që vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mes emrave që janë përzgjedhur nga Gjykata Kushtetuese janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese Fjona Papajorgji. Jashtë KED mbetet ndërkohë Vitore Tusha e cila nuk u përzgjodh nga shorti i hedhur.

Nga Gjykata e Lartë janë përzgjedhur anëtarë të KED: Ervin Pupe, anëtar zëvendësues Ilir Panda.

Nga Prokuroria e Përgjithshme anëtar i KED nga goglat u përzgjodh Adnan Xholi, ndërkohë që anëtar zëvendësues u zgjodh Kujtim Luli.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re