Arrest me burg per Mark Kodra, autori i vrasjes se Emiljano Ndou ne Bardhaj. 47 vjeçari ka deklaruar ne gjykate se “ajo pune ka ndodhur çfare eshte bere eshte bere”, ndersa nuk ka dhene sqarime te metejshme. Avokati mbrojtes i caktuar kryesisht nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykates vleftesimin si te ligjshem ose jo te arrestimit dhe masen e sigurise. Gjykata cilesoi si te ligjshem arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” per Mark Kodren. Nderkohe ne deklarimet e dhena ne polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se eshte ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para nje viti dhe me pas eshte pershkallezuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin ketij te fundit edhe pse e kishin lajmeruar disa here qe te bente kujdes.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
