Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg disa muaj më parë kërkon pezullimin e vendimit.

Ai i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Lartë duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentetin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shëndetin. Gjykata e Lartë ka vendosur që më 22 prill të shqyrtojë kërkesën e ish kryeprokurorit.

Trupa do përbehet nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit. Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re