Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrârë me àrmë zjàrri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plágosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spìtalin e Traùmës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Pòlicisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hètimor me specialistë nga Drejtoria për Krìmet e Rènda në Departamentin e Pòlicisë Krìminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Pòlicisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re