Zbardhet dëshmia e Lulëzim Bashës, përpara hetuesve belgë. Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milion euro, kryedemokrati i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët. Sipas bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën enkonsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë, bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Elvis Myrta.

Më tej Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denconcimeve, ndërsa ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë. Prokurorët kanë administruar dëshminë e kryedemokratit, duke u larguar pa një emër konkret se kush ishin personat që kanë dhënë këte informacion.

Kujtojmë se hetuesit belgë u larguan disa ditë më parë nga vendi ynë, të cilët janë duke kryer hetime lidhur me çështjen e ashtuqujatur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro.

Hetuesit belgë janë larguar në fund të javës së kaluar nga vendi yne, ku përveç dëshmisë së kryedemokratit Lulzim morën dëshmitë edhe të mbi 7 persobave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarjeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re