Detaje të reja mësohen nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë, e cila u zhvillua paraditen e sotme në kryeministri.

Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar që fokusi i kryebashkiakëve të jetë tek situata me covid-19, të gjitha shërbimet që ofrohen nga bashkitë. Rama ka kërkuar që të ketë vigjilencë maksimale dhe kërkesë për të respektuar protokollet e ministrisë së shendetësisë për masat ndaj Covid-19.

“Të tregohemi të kujdesshëm që të mos ketë rritje të numrit të të prekurve”, është shprehur Rama. Burime bëjnë me dije se rritja e numrit të të infektuarve, mund te shtyjë asamblenë e PS e cila është projektuar në fund të muajit korrik.

Rama ka kërkuar që të ketë bashkëpunim nga cdo drejtues bashkie me strukturat e partisë. Rama i ka njohur kryebashkiakët edhe me situatën mbi reformën zgjedhore, ndërkohë që iu ka bërë me dije dhe qendrimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Sipas burimeve Rama ka theksuar në mbledhje se për reformën ka një marrëveshje të dakordësuar me nderkombëtarët dhe opozitën jashtë parlamentare. Rama është shprehur se tani duhet të vijohet me dialogun me opozitën parlamentare

Rama ka shprehur edhe qëndrimin e tij personal për listat, por ka theksuar se mbetet për diskutim. “Nuk jam për listat e hapura, por jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, mësohet që të jetë shprehur Rama.

“Për zgjedhjet e vetme që ne diskutojmë janë 4 bashkitë që nuk kanë kryetarë. Dekretet e Presidentit vetëm për këto zgjedhje të parakohshme. Pjesa tjetër në vitin 2023”, mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë mbledhjes. Bashkitë që nuk janë kryetarë janë Shkodra, Vora, Durrësi dhe Rrogozhina.

Në mbledhjen e parë ishin rreth 30 kryebashkiakë, pjesa tjetër do të vijojë mbledhjen pas mbledhjes që qeverisë që po zhvillohet momentalisht./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re