Një helikopter i NATO është zhdukur nga radarët teksa fluturonte mbi ishullin Qefaloni. Në bord thuhet se janë nga 3-6 vetë.  Sipas informacioneve paraprake helikopteri ishte ngritur nga një fregatë që lundronte 52 milje larg ishullit grek, pranë ujërave detare të Italisë.

Dyshimet janë për një rrëzim, por operacioni është ende në zhvillim e sipër.

Ndërkohë në zonën ku është lokalizuar për herë të fundit helikopteri po zhvillohet një operacion kërkimi. Lajmi është dhënë në mediat greke nga televizioni “Open Tv”.

Sipas informacioneve paraprake helikopteri ishte ngritur nga një helikopter mbajtëse që lundronte 52 milje larg ishullit grek, pranë ujërave të Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re