Mediat italiane zbulojnë se mbetjet kockore që u gjetën në makinën e djegur në Pukë, dhe që dyshohet se i përkisnin biznesmenit Davide Pecorelli kanë mbërritur në Romë, në laboratorët e policisë shkencore, ku do të bëhet dhe krahasimi i ADN-së.

Paralelisht me hetimet për ADN-në kryeprokurori Raffaele Cantone dhe Zëvendësi Giuseppe Petrazzini kanë hapur një me hipotezën e krimit të dyfishtë: vrasje me dashje dhe trafik droge. Lidhur me këtë çështje, konfidencialiteti nga ana e hetuesve është maksimal. Prokurorët dhe policia nuk duan të lënë asnjë gur pa lëvizur për të hedhur dritë mbi zhdukjen.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re